Kryesore » 2012»Dhjetor»7 » VV: Asgjë për rehabilitimin institucional të personave të dhunuar gjatë luftës
8:25 PM
VV: Asgjë për rehabilitimin institucional të personave të dhunuar gjatë luftës
Lëvizja Vetëvendosje është shprehur të premten se deri tashmë nuk është bërë asgjë për rehabilitimin institucional për personat e dhunuar gjatë luftës, të cilët i kanë mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit, e të cilët vazhdojnë të viktimizohen edhe më tutje përmes stigmatizimit dhe izolimit shoqëror. "Lëvizja Vetëvendosje siç e trajton tashmë edhe legjislacioni ndërkombëtar, konsideron se përdhunimet të cilat janë kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë janë formë e krimit kundër njerëzimit. Dhe për këtë ne konsiderojmë që personat e dhunuar gjatë luftës përveç që duhet të njihen si viktima duhet edhe t’ju ofrohet mbështetje e plotë institucionale" thuhet ne nje deklarate te VV.Sipas saj ky projektligj ka për qëllim njohjen e statusit të viktimave të abuzimit seksual e të dhunimit dhe mbështetjen institucionale për këtë kategori.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus