Murtez Xhema, rreth 50-vjeç, nga rajoni i Mitrovicës, është vrarë dje nga një person i maskuar në qytetin Helsingborg të Suedisë.Xhema ka qenë kryetar i shoqatave të bashkuara shqiptare dhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Suedi. Indeksonline ka kontaktuar me një mik të viktimës, i cili përmes telefonit ka deklaruar se Murtezi është qëlluar për vdekje dje rreth orës 11:00.Ai tha se Xhema ka qenë veprimtar i dalluar dhe ka punuar shumë për shqiptarët në Suedi.Ndryshe mediat lokale në Suedi kanë raportuar se personi i dyshuar ka qenë me maskë në kokë dhe i veshur blu."Unë pashë një person të vdekur dhe të shtrirë në tokë", ka thënë një dëshmitar për gazetën lokale "Helsingsborgs-Dagblad". Një numër i dëshmitarëve të ngjarjes kanë thënë se kanë dëgjuar disa të shtëna dhe viktima ishte një njeri me moshë mesatare, por policia rajonale nuk ka konfirmuar informacionin.
Për vrasjen e nënkryetarit të PDK-së në Suedi, ende nuk është informuar partia në Prishtinë.
"Nuk kemi ndonje informacion të tillë”, ka thënë për Indeksonline, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi.
Policia rajonale në Suedi ka rrethuar vendin e krimit dhe është duke zhvilluar hetime në lidhje me rastin. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar./Indeksonline?
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus