Komandanti i njohur i UÇK-së në Maqedoni, Harun Aliu i cili u vra nga forcat maqedonase në maj të 2010 ka qenë sot temë debati dhe akuzash midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Hashim Thaçi në Parlamentin e Kosovës."Është e kotë valëvitja e flamujve derisa ju përkrahni dhe përshëndetni aksionet që zhvillohen kundër bashkëkombasëve tanë në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Malin e Zi, siç është rasti i përshëndetjes dhe mbështetjes që është dhënë nga Kosova për vrasjen e Harun Aliut", ka theksuar deputeti i Vetëvendosje!, Liburn Haliu, duke akuzuar në këtë rast ministrin e brendshëm Bajram Rexhepi. Por, ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryeministrit Thaçi, i cili ka theksuar se ai ka pasur përkushtim të veçantë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe se për këtë është krenar.
Thaçi nuk ka hyrë në detaje për të folur për rastin e Harun Aliut, por se ka pyetur deputetin e Vetëvendosje! se çfarë ka bërë ai me kontributin e tij për shqiptarët në Maqedoni.
Harun Aliu, një nga themeluesit e UÇK-së në Maqedoni dhe pjesëmarrës në luftërat e tjera çlirimtare në Kosovë dhe Luginë të Preshevës u vra në një pritë më 12 maj 2010 në afërsi të fshatit Rashçe të Shkupit nga ana e forcave maqedonase të sigurisë, njofton INA.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus