Kryesore » 2012 » Maj » 29 » Vrasja e Fidan Shabit, familjarët dyshojnë se ka gisht edhe Policia e Pejës
2:16 PM
Vrasja e Fidan Shabit, familjarët dyshojnë se ka gisht edhe Policia e Pejës
Rasti "Fidan Shabi” ende nuk është zbardhur. Familjarët e miqtë e tij dyshojnë se në këtë punë ka gisht edhe Polica e Pejës.Të pakënaqur me punën e shtetit për të zbardhur vrasjen, e më pastaj edhe fshehjen e trupit të ti për më shuam se 10 ditë, ata kanë vendosur që këtë çështje ta ndjekin dhe privatisht.Familja e Fidan Shabit të vrarë në fillim të muajit, vrasjen e të cilit e morri përsipër e bija e biznesmenit të ndjerë, Salih Kastrati, Besarta, kanë vendosur që kërkojnë ndihmë financiare publikisht për të angazhuar avokatë.Këtë për Indeksonlione e ka konfirmuar edhe Flurie Shabi, nëna e të ndjerit, Fidan Shabi, në vrasjen e të cilit si i dyshuar është arrestuar edhe nipi i biznesmenit pejan, Ekrem Lluka, Ariani."Unë vetëm dua të di kush dhe pse ma ka vra djalin. Nuk kam mundësi që vetë të paguaj për hetimet për vrasjen e Fidanit dhe për këtë arsye po kërkoj ndihmë nga të tjerët për zbardhjen e rastit të vrasjes e tij. Edhe pse policia është duke e hetuar rastin, unë dua ta zbardh vrasjen e djalit tim” ka thënë nëna e Fidanit.
Indeksonline kishte hulumtuar mbi këtë rast që kur hetimet e policisë nisën të marrin të mbrapshtën dhe familjarët e miqtë të vënin në dyshim besueshmërinë e tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus