Kryesore » 2011 » Tetor » 22 » Vrasja e Enver Zymerit, urdhër-arrest ndërkombëtar për 6 serbë
12:31 PM
Vrasja e Enver Zymerit, urdhër-arrest ndërkombëtar për 6 serbë
Emrat e të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymeri pritet të shfaqen sw shpejti në faqen zyrtare të Interpolit.Prokuroria e Qarkut e Mitrovicës ka bërë kërkesë në Gjykatë për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar dhe nw ditët në vazhdim të nënshkruhet nga një gjyqtar për t`u dwrguar mw pas në sekretariatin e Interpolit në Lyon të Francës, ka bërë të ditur një burim nga Gjykata. Kërkesën e Prokurorisë e ka konfirmuar, të premten, edhe kryeprokurori Shyqyri Syla.Kërkimet në Kosovë për arrestimin e tyre nuk kanë dhënë rezultat deri tani, ndwrsa urdhri për arrestim është lëshuar pesë javë më parë nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës. Burime nga Policia thonë se të kërkuarit Ratomir Bozhoviq i njohur si "Dude", Radovan Radiç, Milovan Vlashkoviç, Slobodan Vuçiniç, Dushan Jovanoviç dhe Ratomir Kasaleviç nuk ndodhen në Kosovë, por fshihen në Serbi. Ky fakt, sipas këtij burimi, është i mjaftueshëm që Gjykata të lëshonte një urdhërarrest ndërkombëtar, çka do ta detyronte edhe Serbinë si anëtare e Interpolit të kryente kërkime për arrestimin e tyre.Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it disa javë rresht ishin vënë në ndjekje të gjashtë të dyshuarve për vrasjen e policit Enver Zymeri, më 26 korrik, në veri. Vrasja e tij pati ndodhur një ditë pas nisjes së aksionit për vënien e kontrollit në dy pikat kufitare atje. Urdhrin e arrestimit të tyre ishte lëshuar nga Gjykata e Qarkut e Mitrovicës me kërkesë të Prokurorisë.Prej vrasjes së policit Zymeri katër muaj më parë, situata në veri të Kosovës nuk ka ndryshuar shumë. Serbët lokalë të mbështetur nga strukturat shtetërore që veprojnë edhe në Kosovë po vazhdojnë të kundërshtojnë shtrirjen e autoriteteve shtetërore në atë pjesë të Kosovës. Përpjekje të shumta të mbetura në tentativë për zhbllokimin e rrugëve janë bërë gjatë kësaj jave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus