Gëzim Vitia, i riu gjilanas që kreu gjithsej 33 vepra penale, përfshirë edhe vrasjen e Egzon Kçikun, ndodhet i lirë. Vetëm dy vite pasi ndodhi kjo tragjedi, Gjykata e Qarkut vendosi ta lirojë atë duke ia falur 4 vite burg. Familjarët e viktimës e kanë përjetuar rëndë këtë lajm dhe dyshojnë se në lirimin e dorasit ka gisht tezja e tij e cila punon në Gjykatë. Ishin më të qetë kur Gëzim Vitia, personi që ia mori jetën djalit të tyre të vetëm, ndodhej në burg. Ndonëse ky fakt nuk është se ua hiqte mërzinë për Egzonin, fëmijën e tyre i cili ka dy vite që nuk jeton më. U munduan ta marrin veten dhe të nisin jetën nga e para. Gjetën forcë edhe të takohen me dorasin e të birit përgjatë seancave gjyqësore. Edhe kësaj i bënë ballë. Por, një lajm që ata morën para dy muajsh la pa mënd Rexhep e Ariana Kçikun nga Gjilani. Kuptuan se vrasësi i Egzonit, djalit të tyre, është duke u endur i lirë nëpër qytet. Edhe atë pa e vuajtur dënimin e merituar.
Në vend se t’i mbajë gjashtë vite, familjarët thonë se Gëzim Vitia, 22 vjeç, ka qëndruar në burg vetëm dy vite falë tezes së tij, për të cilën thonë se punon në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Kjo e fundit, sipas tyre, po ia mundëson Gëzimit lirinë e plotë dhe është arsyeja e cila e ka shpëtuar atë nga gjithsej 33 vepra të tjera penale, përveç vrasjes së Egzonit.
"Nuk po mundemi me fjet të qetë kur e dimë se ai që na e vrau djalin tash është i lirë...e djali jonë që sot po të ishte gjallë do t’i mbushte 18 vjet, është nën dhe”, rrëfen Rexhepi për Express.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus