Kryesore » 2012 » Janar » 21 » Vizat të ndërlidhura me statusin e kandidatit të Serbisë
1:36 AM
Vizat të ndërlidhura me statusin e kandidatit të Serbisë
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi Haziri i ka thënë Radio Dukagjinit se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është i ndërlidhur me çështjen e statusit të vendit kandidat të Serbisë. Kosova po mbahet peng i këtij procesi padrejtësisht. Shpresoi shumë që nga qëndrimi deklarativ dje, të kalohet në veprim politik, praktik dhe Kosova ta merr udhërrëfyesin dhe të mos ndërlidhet me statusin e vendit kandidat të Serbisë, pasi që qëndrimi gjerman karshi Serbisë është shumë më i rëndë dhe nuk do të duhej që Kosova të ketë kushte në këtë proces, ka thënë Haziri. Haziri e përjashton kategorikisht mundësinë që brenda këtij viti të liberalizohen vizat, siç ka premtuar Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus