Kryesore » 2012 » Maj » 26 » Viza pengesë që ambasadori Selimi të trajnohet në SHBA
2:53 PM
Viza pengesë që ambasadori Selimi të trajnohet në SHBA
Sylejman Selimi, ambasadori i parë i dekretuar në raundin e fundit të përzgjedhjes së stafit diplomatik kosovar, s’ka mundur t’u bashkëngjitej këtë muaj kolegëve të tij për vizitë përtej Atlantikut, për të marrë mësime nga njerëz që shërbejnë në institucionet më të rëndësishme vendimmarrëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Problem për të ka bërë viza.Ambasada amerikane nuk i ka lëshuar vizë për të udhëtuar. Selimi i ka thënë gazetës se procedura për dhënie të vizës do të zgjaste për të, për shkak të së kaluarës së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, edhe nuk u është bashkëngjitur ambasadorëve të tjerë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus