Është hedhur poshtë kërkesa që refugjatët e njohur të marrin vizën C vetëm pasi t`i mbushin 10 vjet në Zvicër. Refugjatët me status të pranuar edhe në të ardhmen do të munden të marrin lejen e përhershme të qëndrimit (Vizën C) sikurse deri më tash, pas pesë vitesh qëndrimi në Zvicër.Duke votuar për këtë vendim, Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka hedhur poshtë kërkesën e ardhur nga Dhoma Nacionale, sipas të cilës refugjatët e njohur do të merrnin vizën C vetëm pasi t`i kishin mbushur dhjetë vite qëndrimi në Zvicër, transmeton Albinfo.Mbështetësit e kërkesës për zgjatje të afatit në dhjetë vjet, e argumentonin këtë me nevojën për të barazuar refugjatët e pranuar me të huajt tjerë, të cilët për vizën C duhet të presin dhjetë vjet.Nga ana tjetër, fituesit në Dhomën e Kantoneve thonë se refugjatët duhet të orientohen sa më shpejtë për qëndrim të përhershëm në Zvicër, shkruan drs.ch
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus