Kryesore » 2012 » Maj » 19 » Vidhet Burim Ramadani i AAK-së
10:04 PM
Vidhet Burim Ramadani i AAK-së
Krim ordiner apo veprim i qëllimshëm i drejtuar kah ai, kjo ende nuk dihet, por e sigurt është që deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe anëtar i komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, dje ka qen cak i një vjedhje në makinën e tij.Burime të portalit Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije se atij në këtë rast i janë vjedhur gjëra të vlefshme që mbante aty, duke përfshirë edhe armen me leje.
Në këtë rast, deputetit Ramadani i është vjedhur edhe laptopi të cilin e kishte përdorur për punën e tij në Kuvendin e Kosovës.Indeksonline ka provuar të vejë kontakt me deputetin në fjalë, por për shkak të angazhimeve në Kuvend, ai ka qenë i pakontaktueshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus