Kryesore » 2012»Maj»9 » Vetëzbulohet atentatori i ish-presidentit Ibrahim Rugova
1:37 PM
Vetëzbulohet atentatori i ish-presidentit Ibrahim Rugova
Agim Hoti pretendon se është autor i dy atentateve ndaj ish-Presidentit Ibrahim Rugova. Nga burgu i Dubravës, Hoti thotë se ata që bënë pazar me të për të vrarë janë Xhavit Haliti, Artan Nimani e Agron Haradinaj. Ndërsa personat e përmendur, këto deklarime i quajnë shpifje dhe budallallëk. Derisa po vuan dënimin e tij në burgun e Dubravës, për një atentat tjetër, ndaj Anton Berishës, ish-shefit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.Në bisedë telefonike nga burgu për Express, Hoti pretendon se përveç atentatit që ka kryer në vitin 2007 ndaj Anton Berishës, ai vetë ka kryer edhe dy sulme të tjera, njërin në vitin 2004, e tjetrin një vit më pas. Të dy këto tentim atentate ndaj ish-Presidentit Rugova. "Unë jam ai i cili e kam gjuajtur bombën më 12 mars të vitit 2004, në oborrin e shtëpisë së Ibrahim Rugovës, me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinajt e Artan Nimanit”, pretendon Hoti. /
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus