Kryesore » 2011 » Maj » 16 » Vetëvendosje zbulon kontratën e autostradës Vërmicë – Merdar
3:42 PM
Vetëvendosje zbulon kontratën e autostradës Vërmicë – Merdar
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Visar Imeri, sot në një konferencë për shty në Kuvendin e Kosovës, publikuan një kopje të kontratës ndërmjet Qeverisë dhe konzorciumit amerikano-turk "Bechtel-Enka” për ndërtimin e aututastradës Vërmicë-Merdarë, për të cilën kanë thënë se pretendojnë se është e marrë nga origjinali.
Kurti e Imeri thanë kopja e kontratës u është dhënë nga persona të panjohur, ka raportuar RTK.
Kopja e kontratës që pretendohet të jetë ajo e lidhur mes Qeverisë dhe konzorciumit amerikano-turk "Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdarë, ka mbi 100 faqe, përmban logon e Qeverisë dhe të konzsorciumit, por nuk është e nënshkruar apo e vulosur.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Visar Imeri, duke bërë publike këtë dokument, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, thanë se ajo u është dërguar atyre të dyve në adresat e shtëpisë nga persona që ata nuk i njohin. Mirëpo ata besojnë që kopja është marrë nga origjinali.
Kurti tha se kontrata po analizohet nga ekspertët e kësaj lëvizjeje dhe gjatë ditës do të jepen edhe komentet rreth të dhënave të saj.
Ata thanë se mbase insistimi i vazhdueshëm i Vetëvendosjes, që kjo kontratë të bëhet publike, ka bërë që dikush t’ua dërgojë atyre këtë kopje të kontratës.
Deputetët e Vetëvendosje kanë thënë se e kanë ndjerë si obligim moral që këtë kontratë, që po mbahet e fshehur nga Qeveria e Kosovës ta ndajnë me publikun.
Ekspertët e Vetëvendosjes janë duke e analizuar në hollësi këtë kontratë dhe pasdite kanë paralajmëruar se do të mbajnë një konferencë për media në lidhje me këtë çështje.
"Lëvizja Vetëvendosje është për rrugën e kombit, por ne duam transparencë të plotë për gjithçka që bëhet në emër të kombit”, ka thënë Kurti
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus