Kryesore » 2011 » Shtator » 22 » Vetëvendosje: Ishin Glauku dhe Liburni
3:41 PM
Vetëvendosje: Ishin Glauku dhe Liburni
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka konfirmuar pjesëmarrjen e aktivistëve të kësaj lëvizjeje në aksionin e djeshëm, ku u përmbys mauna me mallra serbe. Glauk Konjufca dhe Liburn Aliu janë dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që mund të ballafaqohen me arrestim pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi. 
Konfirmimi nga vetë lëvizja tregon se ato nuk i tremben arrestimit.
 "Si në të gjitha aktivitetet tona, ka pasur edhe deputetë prezentë. Ata janë të pandashëm prej aktivistëve dhe popullit të Kosovës. Aty kanë qenë Glauk Konjufca dhe Liburn Aliu”, ka thënë Molliqaj. 
Ai e ka vlerësuar shqetësuese deklaratën e ministrit Rexhepi, sepse ka thënë se ‘ky ministër i shtetit dhe qeverisë policore’ nuk e ka zellin e njëjtë edhe për deputetët e ministrat që vijnë në veri për të djegur kufirin dhe për të organizuar strukturat paralele serbe. 
Molliqaj ka thënë për Indeksonline se tash kjo qeveri po e përdor edhe Gjykatën Kushtetuese kundër kujtdo që provon të bëjë diçka ndryshe, dhe arrestimi i deputetëve nuk do ta befasonte. Pas këtij konfirmimi nga vetë Lëvizja Vetëvendosje, pritet reagimi i ministrisë së Brendshme
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus