Lëvizja Vetëvendosje është ankuar për një sërë parregullësish gjatë procesit zgjedhor në Ferizaj duke akuzuar përfaqësuesit e PDK, LDK dhe AAK si shkaktarë për këto parregullsi.Kjo lëvizje, nëpërmjet një komunikate ka dërguar edhe vendëvotimet ku ka pasur parregullësi sipas tyre, si dhe ka dërguar foto, me të cilat, kjo lëvizje denoncon parregullësitë që ata thonë se janë zhvilluar gjatë procesit zgjedhor.Sipas VV në shkollën "Pjetër Bogdani" në klasat 01 R, 02 R dhe 04 R ka pasur më pak fletëvotime sesa votues në listë ndersa në shkollën "Ahmet Hoxha" në klasën 09/ R ka hyrë një person me bexh të falsifikuar dhe ka bërë presion që ai të qëndrojë në atë vendvotim. Ndërkohë sipas Vetvendosjes janë verejtur edhe raste të votimit familjar
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus