Kryesore » 2012 » Mars » 13 » Vetëvendosje akuzon kryetarin e Klinës
9:34 PM
Vetëvendosje akuzon kryetarin e Klinës
Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë, kanë akuzuar sot kryetarin e komunës së Klinës, Sokol Bashota për shpenzime enorme të buxhetit për dreka zyrtare, telefon., derivate të veturave e kategori të tjera shpenzimesh. Aktivistët e Vetëvendosjes me ketë rast kanë kryer edhe një aksion simbolik të vendosjes së fotografive të kryetarit të komunës së Klinës, Sokol Bashota nëpër qytet. Në atë foto, në vend të syzeve, Bashotës i ishin vendosur shenja e monedhës euro, ndërsa kanë sshënuar edhe shpenzimet që ai ka bërë gjatë vitit të kaluar. Dy fotografi janë vendosur edhe afër objektit komunal, të cilat janë hequr menjëherë nga punëtorët e komunës. Aktivistja Ganimete Bojaj, gjatë konferencës për shtyp, ka paraqitur pasqyrat financiare të Komunës, veçanërisht të zyrës së kryetarit, duke i krahasuar ato të vitit të kaluar me vitin paraprak. Sipas saj ka rritje të shpenzimeve për dreka zyrtare, derivateve për automjete, dreka zyrtare, ndërsa ka zvogëlim të mjeteve për investime kapitale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus