Vetëvendosja është hedhur sot sërish në aksion kundër hyrjes së maunave me mallra nga Serbia. Nëpërmjet një njoftimi të shkurt Vetëvendosje ka njoftuar se ka organizuar aksion të ri kundër maunave serbe në afërsi të fshatit Lupç, magjistralja Prishtinë- Podujevë. Me këtë rast sipas njoftimit është rrotulluar një maune serbe dhe është asgjësuar malli. Kjo është hera e dytë që Vetëvendosje organizon një aksion të tillë, derisa herën e parë ishin arrestuar dy persona por më pas ishin liruar. Në aksionin e parë ishte konfirmuar se prezent kanë qenë edhe deputet ndërsa Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi pat paralajmëruar se nëse vërtetohet që ka pasur deputet aty ata do të arrestohen. Deri tash nuk raportohet për të arrestuar, raporton indeksonline
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus