Drejtuesit e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së kanë paralajmëruar se të hënën do të hynë në grevë urie para ndërtesës së Qeverisë. Ata kanë thënë se këtë hap do ta ndërmarrin duke kërkuar që sa më shpejtë të aprovohet ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht veteranëve t’iu kthehet identiteti dhe dinjiteti.
Por, organizatat e dala nga lufta e UÇK-se kanë njoftuar të dielën se nuk e përkrahin këtë protestë, ngase janë në angazhim permanent në çështjen e miratimit të ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së.
"Si organizata përfaqësuese të veteranëve, invalidëve e familjeve të dëshmorëve, javën e kaluar kanë dërguar vërejtjet përfundimtare rreth ligjit, i cili në javët në vazhdim do të paraqitet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Derisa rrugët e angazhimit institucional janë të hapura, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, nuk janë pjesë e protestës së lajmëruar për të hënën dhe nuk e përkrahin protestën”, thuhet në njoftimin e organizatave të dala nga lufta
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus