Kumrije Grabovci (1960), e cila besohet se është gruaja e shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, sipas burimeve policore, është vetëplagosur të hënën rreth orës 23:30.Burime policore i kanë treguar Gazetës Jeta në Kosovë se katër njësite policore kishin mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 2:15 të natës për ekzaminim, në një banesë në katin e pestë në rrugën "Rrustem Statovci”, Prishtinë."Në atë lokacion është konfiskuar arma e kalibrit 7.62, një predhë, një gëzhojë, një karikator dhe pesë copë plumba të armës. Ato janë konfiskuar nga Njësiti i Krimteknikës Regjionale”, ka thënë burimi policor. "Vendi i ngjarjes është liruar në orën 2:45. Viktima është plagosur në abdomen dhe ju ka nënshtruar operimit. Ajo gjendet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale”, thotë ai. "Incidenti figuron si vetëplagosje”.
Sipas tij, ajo besohet të jetë gruaja e Adem Grabovcit, shefit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Drejtori i klinikës së kirurgjisë, Mehmet Maxhuni, thotë për Gazetën Jeta në Kosovë se pacientja "K.G. është jashtë rrezikut për jetën”.
"Ajo është duke u trajtuar në klinikën e kirurgjisë në QKUK, repartin abdominal”, shtoi ai.
I kontaktuar nga Gazeta Jeta në Kosovë dhe i pyetur në lidhje me këtë rast, deputeti Adem Grabovci, ka thënë se do të jetë në dispozicion të flasë më vonë gjatë ditës.
Në deklaratat e pasurisë në Agjencinë Kundër-Korrupsionit (AKK) të Adem Grabovcit, Kumrije Grabovci figuron si gruaja e tij. Në listën e votuesve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) figuron vetëm një person me emrin Kumrije Grabovci, e lindur më 1960.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus