Ambasadori i Francës në Kosovës, Jean François Fitou ka thënë se veriu i Kosovës nuk do të jetë pjesë e diskutimit në dialogun politik në mes të Kosovës dhe Serbisë.Ai duke folur për dialogun që pritet të filloj në mes dy vendeve, ka deklaruar se ka miliona çështje për të cilat mundë të diskutojnë këto dy vende por jo për veriun, pasi kjo çështje i takon punëve të brendshme të Kosovës.Fitou, në një intervistë për "Lajm”, ka deklaruar se për bisedimet politike nuk duhet të ketë kushte, madje as zbatimi i marrëveshjeve teknike të arritura më herët sipas tij nuk do të duhej të ishte kusht për filmin e dialogut.Ambasadori francez duke folur për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur, ka thënë se përfundimi i këtij procesi është natyral dhe duhet të shihet si një çështje me e madhe se politika ditore. Sipas tij Kosovës nuk i pengon problemi i pazgjidhur i veriut në procesin e pavarësimit të plotë, transmeton Indeksonline.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus