Kryesore » 2011 » Shtator » 18 » Veriu, në duar të kriminalëve serbë
1:06 PM
Veriu, në duar të kriminalëve serbë
Veriu i Mitrovicës dhe i Kosovës mbeten në duart e grupeve kriminale serbe, të cila kanë mbështetje të Qeverisë së Serbisë. Të gjitha rrugët që të shpien për në veri të Kosovës mbesin të bllokuara, ndërsa është betonuar barrikada në fshatin Kelmend, në hyrje të fshatit Rudare të Komunës së Zveçanit.Betonimi në Kelmend është kryer pak para mesnatës të së premtes. Grupet serbe kanë përforcuar edhe barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër, si dhe atë në afërsi të udhëkryqit të shkollës teknike, duke shtuar sasinë e rërës dhe të zhavorrit."Koha Ditore” shkruan se betonimi i barrikadës në hyrje të fshatit Kelmend është bërë me rreth 25 metra kub beton të derdhur në rrugë, ndërsa operacioni i betonimit është kryer me kamionët e njërit prej krerëve të krimit të veriut të Kosovës, Zvonko Veselinovic.
Situatë e rëndë është edhe në magjistralen e Adriatikut, rrugë kjo që të shpie për në pikën kufitare Bërnjak. Grupe serbësh kanë bllokuar tërësisht rrugën, 200 metra mbi fshatin Çabër, ndërsa aksi rrugor nga barrikada deri në hyrje të fshatit Koshtovë kontrollohet nga tri makina: një "Toyota” e bardhë kamionetë, një "Golf 2” i bardhë, si dhe një "Golf 3” i zi. Në këtë aks rrugor, mbi fshatin Zupç, vërehet një grup serbësh të armatosur.
Pas hyrjes në këtë pjesë të një makine me gazetarë shqiptarë, serbët kanë intervenuar. "Koha Ditore” shkruan se në pikëkontrollin e KFOR-it, i cili është në hyrje të rrugës për në fshatin Çabër, serbët të udhëhequr nga Mirko Velimirovic - i njohur me nofkën Pajo - kanë kërcënuar gazetarët shqiptarë dhe pjesëtarët e KFOR-it gjerman.

"Nanën e hitlerave, nuk duam t’ju shohim këtu”, u ka thënë Pajo ushtarëve.

Ushtarët gjermanë të KFOR-it, me urdhër të prerë i kanë urdhëruar serbët që ta vazhdojnë rrugën. Të revoltuar, serbët iu kanë afruar një makine të policisë së Kosovës të Zubin-Potokut dhe me fjalë kërcënuese e kanë detyruar të largohet nga aty. Viktimë e Pajos dhe e shoqërisë së tij ka rënë edhe një makinë e pjesëtarëve të policisë së EULEX-it, e cila është detyruar të largohet nga fshati Zupç.

Se gjendja e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës është e rëndë, dëshmon edhe fakti se ndërrimi i pjesëtarëve të KFOR-it në pikën e Zupçit bëhet përmes rrugës së vjetër, nëpërmes fshatrave shqiptare të pjesës veriore të lumit Ibër
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus