Situata e tensionuar në veri të Kosovës, për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët, ka vështirësuar jetën dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.Përfaqësues të Lagjes së Boshnjakëve, lagje kjo e banuar me popullatë etnikisht të përzier, thonë se përveç frikës nga përshkallëzimi eventual i situatës, kohët e fundit po përballen dhe me vështirësi në lirinë e lëvizjes.Adem Mripa, përfaqësues i shqiptarëve të kësaj lagjeje, thotë se situata e tensionuar e ka përcjellë këtë vendbanim tash e 12 vjet."Por, më shumë është tensionuar me ngritjen e këtyre barrikadave”, thotë Mripa për Radio Evropa e Lirë."Këtu policia është vetëm formale, kurse KFOR-i është vetëm si një lloj kujdestari në pjesën veriore, prandaj popullata është mjaft e frikësuar”.Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, thotë se bllokimi i rrugëve dhe provokimet e herëpashershme nga serbët, kanë shkaktuar vështirësi në zhvillimin normal të jetës së qytetarëve.
"Furnizimi i qytetarëve në pjesën veriore - veçanërisht në fshatrat Bistricë, Koshtovë e Cerajë - është vështirësuar për faktin se është e bllokuar rruga kryesore dhe qytetarët janë duke u furnizuar përmes një rruge alternative që krijon vështirësi të mëdha”, ka thënë Haziri, sipas të cilit për shkak të bllokimit të rrugëve, shumë nxënës dhe arsimtarë nuk mund të shkojnë në shkollë.
"Lëvizja e nxënësve dhe lëvizja e arsimtarëve është duke na brengosur më së shumti”.
Zyrtarët e institucioneve të Kosovës thonë se nuk do të ketë kthim prapa nga situata e krijuar pas 25 korrikut, por askush nuk jep ndonjë afat kohor për një zgjidhje përfundimtare të problemeve, ndërsa veriu mbetet i shkëputur nga pjesa tjetër e Kosovës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus