Gjykata e Qarkut në Gjilan vendosi për ekstradimin e narko-bosit Baki Sadiki në Sllovaki. Gjykata e Qarkut në Gjilan të hënën ka vendosur për pranimin e kërkesës për ekstradimin e narko-bosit Baki Sadikut në Sllovaki, i arrestuar javë më parë në rajonin e Gjilanit. Gjykata ka vendosur që Baki Sadiki nuk është shtetas i Kosovës pasi i njëjti ka dështuar ta vërtetojë këtë pranë gjykatës. Policia e Kosovës gjithashtu nuk ka gjetur ndonjë të dhënë për ekzistimin e këtij personi në regjistrat civilë të Republikës së Kosovës. Baki Sadiki është dënuar në mungesë nga një gjykatë sllovake me 22 dy vjet burg për veprën e importimit, shpërndarjes dhe shitjes së lëndëve narkotike (heroinë). Të dhënat e gjykatës thonë se, sipas autoriteteve sllovake, Baki Sadiki ishte pjesëtar i një organizate kriminale e cila merrej me importimin e heroinës nga Turqia në Europën Perëndimore. Prokuroria sllovake në këtë rast ka arritur të vërtetojë që i pandehuri kishte importuar në Sllovaki së paku 6 herë kontingjente atletesh të mbushura me heroinë.
Vendimi i gjykatës pritet të procedohet në Gjykatën Supreme të Kosovës ndërsa lejen për ekstradim duhet ta nënshkruaj vetë Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Autoritetet sllovake kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan, raportuan mediat në Bratisllavë, ndërsa Policia e Kosovës konfirmon se arrestimi është kryer nga Policia e Kosovës në bazë të një fletë arresti të lëshuar në Interpol.
Polica e Kosovës thotë se deri më tash janë ekstraduar rreth 40 persona në raste të ngjashme.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus