Kryesore » 2012»Mars»28 » Vendim negativ nga Parisi për Shqipërinë dhe Kosovën
11:59 PM
Vendim negativ nga Parisi për Shqipërinë dhe Kosovën
Gjykata franceze ka anuluar vendimin e Zyrës për mbrojtjen e refugjatëve dhe apatridëve (OFpra) e cila Shqipërinë dhe Kosovën e ka vendosur mes "vendeve të sigurta të prejardhjes” ku sundon demokracia, kumtohet sot në Paris. Këshilli shtetëror,,instanca më e lartë administrative gjyqësore në Francë,”ka anuluar vendimin e Ofpra-s”,theksohet në komunikatën e Forumit të refugjatëve dhe Francës si vend të azilit, që këtë ka kërkuar nga gjykata. Shtetasit e vendeve të radhitura mes "vendet e sigurta të prejardhjes" po hasin në vështirësi me rastin e marrjes së azilit politik. Vendi konsiderohet i "sigurt” nëse në te "respektohen parimet e lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit, sikurse dhe të drejtat njeriut dhe liritë bazike”. Në listën e "vendeve të sigurta” Ofpra radhit Armeninë, Bangladeshin, Beninin, BdheH, Ishujt e Gjelbra, Kroacinë, Ganën, Mauriciuesin, Indinë,Malin, Maqedoninë, Moldavinë, Mongolinë, Malin e Zi, Senegalin, Serbinë, Tanzaninë dhe Ukrainën.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus