Gjykimi i anëtarëve të grupit paraushtarak "Çakallët”, të akuzuar për krime në Kosovë, në fshatin Qyshk të Pejës, në vitin 1999, vazhdon të hënën në në Gjykatën Speciale të Beogradit. Të pandehurit janë akuzuar për vrasjen e të paktën 44 civilëve shqiptarë në fshatin e Pejës, më 14 Maj 1999. Përveç vrasjeve, ata janë të ngarkuar me përdhunimin, grabitje dhe djegie të pronës së popullsisë civile.
Rasti i nisur në vitin 2010, mbahet kundër Toplice Miladinovic, Srecko Popovic, Slavisha Kastratoviv, Boban Bogicevic, Zvonimir Cvetkovic, Radoslav Brnovic, Vidoje Koricanin, Veljko Koricanin dhe Abdullah Sokic, transmetoi Evropa e Lirë.
Atyre do t’iu bashkëngjitet edhe Milojko Nikolic dhe Zoran Obradovic, të cilët jo shumë kohë më parë janë ekstraduar nga Mali i Zi, në bazë të një marrëveshjeje me Serbinë.
Sipas padisë, sulmi mbi fshatin Qyshk, ishte organizuar nga lideri i grupit, Nebojsa Minic. Ai është akuzuar për krimet e luftës në Pejë, ndërsa ishte pjesë e listës ndërkombëtare të të kërkuarve. Ai u arrestua në Argjentinë në vitin 2005, ndërsa gjatë ekstradimit, vdiq nga sëmundja e SIDA-s.
Siç thuhet në padi, nën komandon e tij, është vrarë, Hasan Çeku, babai i ministrit të FSK-së, Agim Çeku dhe disa pjesëtarë të tjerë të familjes së tij.
Të akuzuarit për krime lufte, i kanë ndarë burrat e aftë për ushtri nga gratë, fëmijët dhe personat e moshuar dhe i kanë mbledhur në tre grupe, dy prej të cilave kishin nga 10 civilë dhe i treti kishte 12 civilë. Më pas, të tre grupet e burrave shqiptarë janë vrarë në grup, duke i gjuajtur me pushkë automatike.
Në fshatin ku dikur kanë jetuar dy mijë banorë, kryesisht me kombësi shqiptare, janë larguar 400 gra, fëmijë dhe të moshuar. Të mbeturit, siç cekët në padi, i kanë grumbulluar në një vend, i kanë mbuluar me sfungjerë dhe i kanë djegur. Grupi, ka marrë prej civilëve, 125 mijë marka gjermane, vetura dhe dy kamionë, kanë shkatërruar më shumë se 10 vetura të tjera, ndërsa kanë djegur mbi 40 shtëpi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus