Derisa qeveria e Kosovës është në kaos për çështjen e azilkërkuesve të riatdhesuar (deportuar), në anën tjetër po shënohet një dyndje e të rinjve që ja mësyjnë Europës. Ndokush po ja mësynë me vizë, të tjerë me pasaportë serbe, maqedonase, të Shqipërisë dhe ca të tjerë përmes rrugëve ilegale të shoqëruar nga kontrabandistët.Fluks i shqiptarëve të Kosovës për të ikur drejt vendeve të BE- së. Qytetarë të papunë e në kushte të rënduara ekonomike po e marrin katandinë. Po eskalon përpjekja e tyre për të emigruar në BE. Ditëve të fundit po shënohet një dyndje e të rinjve që ja mësyjnë Europës. Ndokush po ja mësynë me vizë, të tjerë me pasaportë serbe, Maqedonase, të Shqipërisë dhe ca të tjerë përmes rrugëve ilegale të shoqëruar nga kontrabandistët. Këta të fundit janë kryesisht serbë, shqiptarë të Kosovës, hungarezë, turq dhe romë. Dhe rrjeti i tyre është aktiv sikurse në Kosovë ashtu edhe në Suboticë/ Serbi. Qytetarët po hyjnë nga Kosova për në Serbi pa probleme, falë marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime të Kosovës, të nënshkruar nga zv.kryeministrja Edita Tahiri dhe palës serbe në nëntor 2011.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus