Kryesore » 2012»Prill»3 » UNMIK-u pengon ndërtimin e objektit të gjendjes civile
3:23 PM
UNMIK-u pengon ndërtimin e objektit të gjendjes civile
Ndërtimi i objekteve të gjendjes civile nëpër fshatrat e Mitrovicës nuk po shkon mirë. Derisa komuna lëshon leje ndërtimi, ajo e UNMIK-ut në veri të Mitrovicës ndalon një gjë të tillë.Sipas dokumentit të lëshuar nga Zyra për punët e Inspeksioni ndërtimorë, UNMIK ka kërkuar nga punëkryesi i objektit për gjendjen civile në Suhodoll që të ndërpriten punimet me arsyetim se nuk ka leje ndërtimi.Në anën tjetër, komuna e Mitrovicës ka theksuar se përpos që ata nuk i njohin ato dokumente, vendimi i UNMIK-ut është i gabuar pasi që nuk është fshati Suhodoll por Zyra po ndërtohet në territorin e fshatit Gushavc."Ne punën do ta kryejmë dhe nuk merremi me ata pasi që ne jemi të interesuar që sa më parë t’i kryejmë këto objekte dhe qytetarëve t’u ofrohen kushte sa më të mirë për jetesë në këto fshatra”, ka thënë Avdullah Bejtullahu, drejtor i Drejtorisë për Administratë, njofton Koha. Komuna e Mitrovicës ka filluar ndërtimin e dy objekteve për zyre të gjendjes civile në Mitrovicë.Një objekt i tillë ka filluar të ndërtohet në Shupkovc, ndërsa një tjetër në fshatin Gushavc.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus