Në konferencën e së shtunës të mbajtur nga shoqata "Thirrjet e Nënave" që ishte thirrur për të kundërshtuar nismën e partisë së Kryeministrit Thaçi që të ri-kthehet në votim mocioni i Kuvendit me të cilin kushtëzohet që bisedimet me Serbinë të varen nga zgjidhja e çështjes së të pagjeturve. Në fjalimin e saj motra e Ukshin Hotit, në gjendje të rëndë shpirtërore, Myrvete Hoti-Kumnova jeton ende me shpresën se Ukshin Hoti është gjallë. Shpresat e saj rriten edhe më shumë nga informata që merr ajo ,qoftë nga individë të caktuar , njerëz të institucioneve, apo edhe nga përfaqësues ndërkombëtar, për të cilët thotë se i kanë dhënë të besoj se Hoti është gjallë, shkruan Bota Sot.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus