Kosova dhe ish-Ushtria Çlirimtare merren shembull nga vendet që përjetuan Pranverën Arabe. Periudha e pasçlirimit u ka interesuar revolucionarëve libianë. Një grup prej 29 personash për një javë janë trajnuar në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri. Ata thonë se janë të impresionuar me shtetin e ri të Europës, shkruan gazeta "Express".Mundoheshin të mësojnë edhe detajet më të vogla nga shteti më i ri i Europës. Një grupi luftëtarësh nga Libia, të dielën në mesditë, u kishin mbetur edhe pak orë që të fluturonin nga Kosova për në atdheun e tyre.Në fakt, 29 pjesëtarë të ish-revolucionit të Pranverës Arabe që rrëzoi diktatorin Muhamer Gadafi, ka një javë që po qëndronin në Kosovë. Të ardhur në mënyrë të organizuar, ata ishin këtu me një qëllim. Të trajnohen nga kolegët e tyre nga Kosova në lidhje me transformimin nga jeta ushtarake në atë civile.
Për ta është fascinuese se si është transformuar ish-UÇK-ja. Në vendlindje thanë se ktheheshin duke marrë një përvojë të jashtëzakonshme.
Jo vetëm kaq. Ata morën porosi të vlefshme edhe nga "njerëzit e mëdhenj”.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus