Procesi gjyqësor, i njohur si "Bllaca 2", është pezulluar përkohësisht, ngase avokatët mbrojtës kanë kërkuar pezullimin e gjyqtarit të këtij rasti. Sipas kodit të procedurës penale, trupi gjykues është i detyruar që ta ndërpresë seancën deri në një vendim të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it lidhur me përjashtimin apo mos-përjashtimin e kryesuesit të trupit gjykues. Në këtë seancë janë paraqitur gjashtë të dyshuarit, kurse nga pala e dëmtuar është paraqitur vetëm Ismet Arifi, por jo edhe Adem Salihaj. Edhe në këtë rast, si dëshmitar bashkëpunues është Nazim Bllaca, ndërsa dyshimet për vrasje të rëndë ndaj Ismet Arifit dhe Adem Salihajt janë ngritur kundër të pandehurve: Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Bekim Syla, Shaban Syla dhe Sadik Abazi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus