Kryesore » 2012 » Shtator » 2 » Tiranë, zjarr në katin e tretë të godinës së Presidencës
11:21 PM
Tiranë, zjarr në katin e tretë të godinës së Presidencës
Një zjarr ka përfshirë sot në mbrëmje rreth orës 21:40 katin e tretë të godinës së Presidencës. Nga informacionet e fundit mësohet se zjarri ka rënë në katin e tretë, duke shkaktuar disa dëme materiale dhe pa vënë në rrezik jetën e personelit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikës, të cilët pasi kanë punuar me intensitet i kanë vënë flakën nën kontroll dhe kanë çuar situatën drejt normalizimit. Ende nuk dihet me saktësi se çfarë ka shkaktuar zjarrin, por nga hetimet paraprake të zjarrfikësve dyshohet se motiv ka qenë një defekt në sistemin elektrik të selisë presidenciale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus