Drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë lënë pas dore procesin e zgjedhjeve të brendshme, fillimi i të cilit ishte paralajmëruar rreth dy muaj më parë, gjatë një mbledhjeje të Këshillit Drejtues të kësaj partie.Për zgjedhjet e brendshme, të cilat fillojnë nga nëndega dhe "kurorëzohen” me kuvendin zgjedhor, anëtarësia e partisë më të madhe në vend nuk janë duke gjetur "kohë të lirë”.Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Shemsi Veseli, i ka thënë "Zërit” se qëllimi është që zgjedhjet të mbahen brenda vitit, prandaj, sipas tij, PDK-ja nuk është duke u ngutur që ta përfundojë këtë proces."Gjithsesi që zgjedhjet në Partinë Demokratike do të kryhen brenda këtij viti. Çështja e kohës është relative, për arsye se jemi të preokupuar dhe të angazhuar rreth shumë aktiviteteve tjera”, thotë ai, duke shtuar se dhjetori i këtij viti do ta gjejë PDK-në me Thaçi nuk ka vullnet për proces të mirëfilltë zgjedhor, prandaj ky proces nuk po nis edhe dy muaj pas paralajmërimit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus