Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Thaçi takohet me opozitën, por pa “Vetëvendosje”-n
2:43 AM
Thaçi takohet me opozitën, por pa “Vetëvendosje”-n
Thaçi, i njofton liderët e partive parlamentare për vendimin e GDN-sëKryeministri Hashim Thaçi, ka takuar liderët e të gjitha partive parlamentare, të cilët i ka njoftuar me vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për të shpallur të përfunduar mbikëqyrjen e pavarësisë në fund të këtij viti, nëse shënohet progres në veri të vendit.Lideri i partisë më të madhe opozitare, LDK-së, Isa Mustafa, dhe liderët tjerë të partive parlamentare, e kanë mirëpritur vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar.Ata kanë premtuar mbështetjen e proceseve që çojnë drejt implementimit të plotë të Pakos së Ahtisaarit edhe në veri të Kosovës, dhe përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrura. 
Në këtë takim ka munguar lideri i ‘Vetëvendosjes’, Albin Kurti. Kryeministri ka thënë se kanë qenë të ftuar të gjithë drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, pa përjashtim.Mirëpo ka reaguar Lëvizja ‘Vetëvendosje’, e cila ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë ftesë nga Kryeministria. 
Deputeti i kësaj partie, Liburn Aliu, ka thënë për RTK-në se subjekti i tij politik nuk është njoftuar fare për takimin e sotëm. Megjithkëtë Aliu ka deklaruar se ‘Vetëvendosje’ preferon takimet në institucione.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus