Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka i ka komentuar polemikat mes publicistit Veton Surroi dhe ambasadorit Christopher Dell, lidhur me deklaratat e ambasadorit se Surroi i është zvarritur kryeministrit për ta bërë president. Megjithatë, ai tha vetë populli ia ka treguar vendin në skenën politike dhe të shoqërisë kosovare. Në një intervistë për gazetën "Kosova Sot”, Thaçi ka thënë se nuk mund të flasë lidhur me polemikat Dell-Surroi, por sipas tij, distanca nga hijet e Qerretit ia kanë turbullua pamjen e vërtetë për punët që po bëhen në Kosovë."T’ju them të drejtën nuk i kam lexuar (shkrimet e Surroit për Dellin v.j). Nga hijet e pishave në Qerret mund të flasë kush si të dojë. Më vjen shumë mire që rrugën nga Prishtina në Qerret e kemi shkurtuar shumë me autostradën e re, e nga nëntori do të jetë edhe më e shkurtër. Kam përshtypjen që fakti që ai e kalon kohën me të madhe larg Kosovës ia ka turbulluar paksa pamjen e vërtetë dhe punët e mëdha që po bëhen. Lehtë është për të folur prej distance për Kosovën e shumë vështirë për të punuar dhe për të shërbyer për shtetin dhe popullin në përgjithësi. Unë besoj se vetë populli ia ka treguar vendin e vet në skenën politike dhe të shoqërisë kosovare secilit”, ka deklaruar Thaçi.
"Vetonin e refuzoi populli-sovrani e jo unë”, ka thënë Thaçi.
Duke folur rreth çështjes së dorëheqjes së presidentes dhe respektimit të marrëveshjes, Thaçi ka thënë se mesazhi i tij është që interpretimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese le të kërkohet në adresë të Gjykatës Kushtetuese dhe jo vendimet e Gjykatës Kushtetuese t’u adresohen partive politike apo ndonjë lideri të caktuar në Kosovë.
"Vendimi është i një institucioni të pavarur, të respektuar dhe të dëshmuar për vendime jo të lehta. Kemi respektuar vendime edhe më të rënda të Gjykatës Kushtetuese. Ai që mendon të mos i respektojë institucionet e pavarura, më mirë mos të merret faret me politikë...”, ka deklaruar Thaçi.
Kreu i ekzekutivit ka folur edhe për partinë ai drejton. Ai ka thënë se zgjedhjet në PDK do të mbahen shtator.
"Ne do t’i fillojmë zgjedhjet brendapartiake në shtator. Kam besim të plotë në kulturën qytetare dhe politike, në debatin e brendshëm dhe konkurrencën e lirë...”, ka thënë Thaçi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus