Kryeministri kosovar Hashim Thaci ka deklaruar se marrëdhëniet mes qeverisë së Kosovës dhe FMN-së nuk do të ndikojnë në ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare. Deklaratën e tij Thaci e ka bërë gjatë një inspektimi të punimeve në këtë autostradë, i shoqëruar nga ambasadori i BE-së, Fernando Gentilini dhe ambasadorët e Pesëshes të akredituar në Prishtinë. "Kjo autostradë i plotëson të gjitha kriteret evropiane. Punimet e para do të përfundojnë më 30 tetor të këtij viti dhe më pas do vazhdojnë me shtrirjen e saj brenda vendit, me seksionin e pestë”, ka pohuar Thaci.
Ndërkohë, lidhur me financimin e punimeve të autostradës, kryeministri kosovar do të përgjigjet të enjten në Parlament, në kuadër të një interpelance të kërkuar nga lëvizja Vetëvendosje.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus