Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për pyetjet e gazetarëve në lidhje me heqjen e termit republikë.I pyetur se a do të përfaqësohet Kosova si republikë në nisma rajonale, ai ka thënë se "Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë e përgjegjshme në procesin e dialogut, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe ligjet e saj në fuqi, dhe dokumentin e presidentit Ahtisaari”.Pyetjes nëse e konsideron përgjegjshmëri të hiqet dorë nga termi republikë, Thaçi i është përgjigjur duke thënë se "kjo nënkupton respektimin e plotë të sovranitetit, integritetit territorial, të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”.Insistimit të gazetarëve për mënyrën se si do të prezantohet Kosova tani e tutje, ai i është përgjigjur shkurt: "Si shtet i pavarur dhe sovran”.Në kuadër të dialogut teknik, autoritetet kosovare dhe ato serbe po diskutojnë prej kohësh në Bruksel në temën rreth çështjes së prezantimit të Kosovës në nisma rajonale. Deri tani nuk kanë gjetur një model për të cilin do të pajtoheshin. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, që drejton ekipin kosovar në këtë dialog, i ka konfirmuar gazetës "Koha Ditore” se është pajtuar që Kosova të prezantohet pa fjalën republikë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus