Kryesore » 2011 » Korrik » 8 » Thaçi në Kroaci, Serbia bojkoton samitin
5:37 PM
Thaçi në Kroaci, Serbia bojkoton samitin
Prania e kryeministrit Hashim Thaçi në samitin tradicional në Kroaci, që mbahet në Dubrovnik, ka bërë që Beogradi të refuzojë pjesëmarrjen në këtë tryezë, ku mblidhen shefat e shteteve dhe të qeverive të rajonit të Evropës Juglindore. Tema e samitit të sivjetëm do të jetë rruga 20-vjeçare zhvillimore e Kroacisë, si dhe perspektivat për të ardhmen të këtij shteti dhe rajonit ballkanik gjatë 10-vjeçarit të ardhshëm. Drejtuesit e samitit janë presidenti kroat, Ivo Josipoviq, kryeministrja Jadranka Kosor, dhe kryetari i Kuvendit kroat, Luka Bebiq. 
Edhe vitin e kaluar Serbia ka bojkotuar samitin kroat, për shkak të prezencës së kosovare.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus