Kryesore » 2012 » Maj » 14 » Thaçi kritikon sërish BE
6:09 PM
Thaçi kritikon sërish BE
Në një prononcim për REL-in kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka drejtuar përsëri akuza ndaj Brukselit. Ai ka thënë se Kosova vetëm po kërkon trajtim të barabartë me vendet tjera të Ballkanit dhe nuk kërkon trajtim të privilegjuar."Por, e vërteta është që dinamika në Prishtinë dhe Bruksel nuk përputhet. Vonesat e Brukselit janë të pajustifikueshme. Kosova mjaft është vonuar për një shekull padrejtësisht”, ka thënë Thaçi. 
Përderisa Kosova "që nga shpallja e pavarësisë ka punuar njëanshëm në përafrimin e saj me strukturat e Bashkimit Evropian, Bashkimi Evropian ka vepruar me hapa shumë të ngadaltë”, është shpreur Thaçi.

"Bashkimi Evropian nuk duhet të tolerojë vrima të zeza në kontinentin evropian. Parimi i lirisë dhe barazisë është vlerë, mbi të cilën është ndërtuar Bashkimi Evropian dhe ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë e as më pak se liri të lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe ideve dhe barazi në trajtim.

Edhe mosnjohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian nuk është justifikim për të marrë një përkushtim të drejtë dhe të përgjegjshëm, në përputhshmëri me interesat, punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë evropiane të Republikës së Kosovës edhe nga Brukseli”, ka theksuar Thaçi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus