Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi as sot nuk është kthyer në Kullën e familjes së komandantit Adem Jashari, siç nuk ishte kthyer as në katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur ai, si sot, pati bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz.Thaçi, në ditën e dytë të "Epopesë së UÇK-së” ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, ku ka thënë se vlerësonte lartë sakrificën e familjes Jashari."Çmojmë sakrificën e Jasharajve për lirinë që ne e gëzojmë. Në 14-vjetorin e rënies Kosova po hap rrugë drejt BE-së me ndihmën e NATO-s dhe SHBA-ve”, është shprehur Thaçi duke vazhduar më pas rrugën për në Glloxhan, por jo edhe në Kullën e Jasharajve, siç vepronte vite më para.Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, më 17 shkurt pati deklaruar se arsyet që ai nuk po shkel në Kullën e tyre duke të jenë qëndrimet politike që ata, si familje, kanë për zhvillimet në vend.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus