Komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët, praktikë që nuk po vazhdohet nga shefi i Qeverisë së Kosovës. Me kalimin e viteve kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sikurse paraardhësit e tij është mbyllur në zyrë, duke iu shmangur kontakteve me opinionin. Iniciativa që ishte ndërmarrë gjatë mandatit të tij të parë qeverisës, për takime të drejtpërdrejta me qytetarët, me qëllim të krijimit të imazhit pozitiv për institucionet, duke dëshmuar afërsinë e tyre me publikun, nuk është përsëritur që nga maji i vitit 2008. Sipas analistëve bëhet fjalë edhe për një demagogji tjetër të kryeministrit, shkruan Koha Ditore.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus