Kryesore » 2012»Maj»23 » Thaçi fton qytetarët: Ta pastrojmë Kosovën në 24 maj
8:07 PM
Thaçi fton qytetarët: Ta pastrojmë Kosovën në 24 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të enjten, më datë 24 maj, t’i bashkohen nismës "Ta pastrojmë Kosovën”. Po ashtu Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi të mërkurën se do ta mbështesë aksionin që ka për synim vetëdijesimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit."Prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është mbrojtja e mjedisit, si një nga parakushtet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës. Në këtë angazhim, Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë duke miratuar legjislacionin më bashkëkohor në këtë fushë, si dhe me theks të veçantë duke marrë vendime që ndalojnë degradimin e mjedisit”, ka thënë kryeministri Thaçi, pas takimit me një delegacion të nismës "Ta pastrojmë Kosovën”, të kryesuar nga prijësi i grupit të kësaj nisme, Luan Hasanaj.
Edhe vullnetarët e AAK-së, anëtarë e simpatizantë, do të jetë prezente të enjten në mbarë vendin, në mbështetje të këtij aksioni. AAK konsideron se me këtë iniciativë, Kosova do të jetë pjesë e mbarë botës së civilizuar, e nismave të tilla në mbarë globin, për një ambient të pastër, që është edhe parakusht i një jete të shëndoshë për njerëzit dhe tregues i vetëdijes qytetare të tyre.
Edhe AAK fton të gjithë qytetarët e vendit që të jenë pjesë e kësaj nisme, duke pastruar ambientin e tyre që nga lagjja dhe komuniteti pjesë e të cilit janë. "Përderisa Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës obligohen që përmes strategjive, respektivisht ligjeve, të bëjnë mbrojtjen, ripërtëritjen e resurseve natyrore, është përgjegjësi individuale e secilit qytetar të Kosovës që të angazhohet në ruajtjen dhe pastrimin e mjedisit”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
"Kjo do të bëjë që Kosova të përmirësojë peizazhin estetik të saj dhe, në fund të fundit, kemi vetëm një tokë dhe kemi obligim ta ruajmë për gjeneratat që vijnë pas nesh. Aq më shumë, kjo bëhet alarmante, kur në mënyrën më të egër, po degradohet toka, pa plan e pa kurrfarë vizioni, në kuadër të anarkisë së plotë që kjo qeveri e ka toleruar në vendin tonë”
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus