Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që edhe njëherë të martën të shtrëngojë duart me homologun e tij serb, Ivica Dacic, në kryeqytetin evropian. Ndonëse, Qeveria që udhëhiqet nga kryeministri Thaçi është "bunkerizuar” dhe nuk ofron as më të voglin detaj rreth temave që do të trajtohen dhe agjendës së takimit të tretë të radhës që pritet të zhvillohet ndërmjet dy kryeministrave në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, megjithatë anëtarë të kabinetit qeveritar i kanë deklaruar gazetës "Zëri” në kushte anonimiteti, se në takimin e së martës do të jetë i pranishëm edhe koordinatori i sapoemëruar për bisedimeve, Blerim Shala.Ky i fundit, i cili ka kohë që ka qëndruar në një këmbë për të qenë pjesë e dialogut të nivelit të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë, megjithatë, ka parapëlqyer që të heshtë dhe të mos flas për mediet.
"Është ky takimi i tretë i radhës ndërmjet dy kryeministrave, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-ve, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, ky ka qenë njoftimi bazë dhe "shumë transparent” i Qeverisë së Kosovës.
Gazeta, ndërkaq ka bërë përpjekje që të kontaktojë me Shalën, porse një gjë e tillë ka qenë e pamundur, edhe pse nënkryetari i AAK-së është zotuar se do të jetë transparentë në këtë proces
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus