Takimi i parë në mes të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka përfunduar. Të dy liderët në një konferencë të organizuar për gazetarë kanë thënë se ata më shumë kanë biseduar për temat aktuale dhe politike në vend por jo edhe për koalicionin. Kryeministri Thaçi tha se me Ramush Haradinaj kanë biseduar për rrjedhën e dialogut Prishtinë-Beograd, për reformën zgjedhore dhe për procesin intrgruese të vendit.Asnjëri prej liderëve nuk thanë ndonjë djalë për koalicionin e mundshëm PDK-AAK, të shumëpërfolur kohët e fundit.Haradinaj në këtë takim ka falënderuar kryeministrin për pritjen që ia ka bërë pas lirimit nga Tribunali i Hagës.Krejt në fund dy liderët e të dy partive shkëmbyen libra me njëri tjetrin. Thaçi ja dha Haradinajt librin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Haradinaj ja dhuroi një libër me veshje tradicionale.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus