Kryesore » 2011 » Tetor » 20 » Thaçi dënon dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it
2:21 PM
Thaçi dënon dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dënoi dhunën e ushtruar mbi ushtarët e forcës paqëruajtëse të KFOR-it nga ana e pjesëtarëve të strukturave kriminale në veri, ndërsa theksoi se eskalimi i dhunës nuk është në interes të askujt”, bëri të ditur Zyra për informim e qeverisë së Kosovës. Kreu i ekzekutivit kosovar vlerësoi se operacioni për largimin e barrikadave dhe lirimin e rrugëve në veri hyn në kuadër të përkushtimeve institucionale të Republikës së Kosovës për të garantuar lirinë e plotë të lëvizjes, vendosjen e rendit dhe ligjit, për të krijuar siguri, paqe, integrim dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në pjesën veriore të vendit.
"Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson lartë përkushtimin e vazhdueshëm të forcave të KFOR-it dhe EULEX-it, që në kuadër të mandatit të tyre, po përmbushin angazhimet për vendosjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pjesën veriore të vendit”, citon komunikata për media kryeministrin Thaçi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus