Edhe tri javë kanë mbetur deri në përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës. Kështu është shprehur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Thaçi i cili ka theksuar se ekzekutivi i vendit i ka kryer të gjitha obligimet dhe i mbetet Kuvendit të Kosovës që të kryejë edhe ky institucion të kryejë detyrat. Edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka informuar kabinetin qeveritar për dorëzimin e pyetësorit. Shefi i Qeverisë ka thënë se data 2 korrik është data kur do të mblidhet Grupi Drejtues Ndërkombëtar për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur dhe deri në atë kohë duhet të kryhen të gjitha detyrat."Kanë mbetur më pak se tri javë deri në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar më 2 korrik. Qeveria e Kosovës ka kryer të gjitha obligimet karshi këtij procesi. Presim që edhe Kuvendi i Kosovës dhe të gjitha komisionet parlamentare t’i kryejnë obligimet e veta. Prandaj mund t’iu them se është një proces që po përmbyllet me sukses të plotë me meritën dhe angazhimin e gjithë spektrit politik të Kosovës, shoqërisë civile dhe mekanizmave mbështetës”, ka theksuar kryeministri Thaçi. Për më tepër ai ka shtuar se përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë do të hap agjendën konkrete evropiane për Republikën e Kosovës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus