Kryesore » 2012»Korrik»23 » Testohet pajisja për ndaljen e ndotjes në TC Kosova A
10:03 PM
Testohet pajisja për ndaljen e ndotjes në TC Kosova A
Një pjesë e tymit që ende del nga blloku 5 i termocentralit "Kosova A”, brenda pak kohësh pritet të eliminohet gati tërësisht.Kompania fituese e tenderit për vendosjen e elektrofiltërve në të gjitha blloqet e këtij termocentrali është duke bërë testimet e fundit të elektrofiltrit të parë. Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj pret që menjëherë të vazhdohet puna edhe me vendosjen e elektrofiltërve në dy blloqet e tjera, 3 dhe 4 të këtij t termocentrali. Nga ky investim dhe disa të tjerë, që po bëhen me qëllim të uljes së ndotjes së ambientit, i pari i kësaj ndërmarrjeje pret që KEK-u të mos gjendet më në mesin e tre ndotësve më të mëdhenj në vendin tonë. Të gjitha projektet për mbrojtjen e ambientit kanë kushtuar 50 milionë euro, 25 milionë nga të cilat kanë qenë investim vetjak i KEK-ut.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus