Kryesore » 2012»Mars»22 » Termocentralit “Kosova A” i ndërrohen elektrofiltrat
3:11 PM
Termocentralit “Kosova A” i ndërrohen elektrofiltrat
Fillon ndërrimi i elektrofiltrave në Termocentralin "Kosova A”.Nëpërmjet këtij projekti, që kap shifrën prej 25 milionë eurosh, tymi që lirohet nga tri njësitë e këtij termocentrali do të reduktohet, dhe do të sillet brenda standardeve të BE-së. Kështu tha për Radio Kosovën zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala.KEK-u gjatë kësaj jave ka filluar projektin e ndërrimit të elektrofiltrave në njësitë e Termocentralit "Kosova A”. Përmes instalimit të elektrofiltrave modernë, emetimi i tymit do të reduktohet brenda standardeve evropiane, tha zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala. Ai saktëson se tashmë ka filluar instalimi në njësinë A5 që parashihet të zgjasë deri në muajin korrik, më pas në njësinë A3 dhe A4. "Të tre elektrofiltrat e njësive të termocentralit Kosova A do të ndërrohen brenda një viti, do të thotë gradualisht ndërrimi i një elektrofiltri zgjatë 4 deri në 4 muaj e gjysme. Projekti ka një kosto totale prej mbi 25 milionë euro, janë investime nga mjetet vetjake të KEK-ut” Përmes instalimit të elektrofiltrave të rinj, KEK-u synon të përmbushë standardet evropiane të mjedisit, thotë Buzhala. "Pas ndërrimit të elektrofiltrave emisioni në ambient do të jetë brenda standardeve më të reja të BE-së, që janë dukshëm më të rrepta se ato të mëhershme dhe tymi nuk do të shihet nga Kosova A me syrin e lirë thuajse fare”Ndryshe, në kuadër të përmbushjes se kritereve për një mjedis më të pastër, KEK-u gjatë këtij viti ka paraparë edhe projekte tjera që arrijnë vlerën 50 milionë euro. Përveç tymtarëve të Kosovës A, KEK-u ka paraparë që të investojë edhe në paketimin e rreth 20 tonë fenolëve, një pjesë e të cilave janë asgjësuar, kurse një pjesë do të dërgohen për asgjësim jashtë shtetit, po ashtu parashihet që deri ën fillim të vitit të ardhshëm të mbulohet me dhe tërësisht kodra e hirit, si dhe bartja e hirit me shirita të mbyllur, ku hiri përzihet me ujë dhe dërgohet në gropën e minierave që janë shteruar, pa e ndotur mjedisin. Të gjitha këto investime do të bëhen nga mjetet vetjake të KEK-ut saktëson Buzhala.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus