Kryesore » 2012»Maj»22 » Tërmet në Bullgari, është ndjerë edhe në Kosovë
2:21 PM
Tërmet në Bullgari, është ndjerë edhe në Kosovë
Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, në orën 02 e 03 minuta sipas kohës lokale, ka regjistruar tërmetin e fuqisë së përfillshme me epiqendër në perëndim të Bullgarisë, afër kufirit lindor të Serbisë...Në njoftim bëhet e ditur se fuqia e këtij tërmeti në hipoqendër ishte 5.6 njësi të shkallës Rihter, që i korrespondon intensitetit epiqendror VII ballë të shkallës së Merkalit. Thellësia e hipoqendrës ishte 11 kilometra.Në bazë të modelit numerik të ndryshimit të intensitetit me distancën në këtë regjion, pastaj magnitudës së tërmetit dhe thellësisë së hipoqendrës, ky tërmet ka mundur të shkaktojë dëme materiale në hapësirën epiqendrore.Tërmeti i tillë për shkak të distancës së epiqendrës, është ndier edhe në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës, sidomos në pjesën lindore, madje edhe në Prishtinë.
Mediat bullgare raportojnë se epiqendra e tërmetit ishte në Sofje dhe në qytetin Pernik, 30 kilometra në jug të kryeqytetit.
Kryetari i qytetit të Pernikut, Rositsa Janakiev i ka thënë radios kombëtare se tërmeti shkaktoi rrezimin e oxhaqeve dhe shkatrroi një shtëpi të vjetër, por nuk ka pasur të lënduar.
Shumë nga banorët nga frika janë larguar nga kryeqytetit. Dridhjet kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus