Kryesore » 2011 » Tetor » 7 » Teori e re komploti: Shqiptarët e vranë kryeministrin serb!?
1:56 PM
Teori e re komploti: Shqiptarët e vranë kryeministrin serb!?
Për vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Dindic, përgjegjës është Klani i Zemunit. Milos Simovic madje ka thënë se për të vrasja e Dindicit ishte si çdo vrasje tjetër. Por, një gazetar kroat këtë vrasje dhe shumë të tjera po i ndërlidh me teori dhe imagjinatë të bujshme konspiracioni që për lakmi do t’ia kishin edhe skenaristët e Hollywood-it.Domagoj Margetic ka thënë se gjoja në bazë të dokumenteve të shërbimeve sekrete të Kroacisë, ka zbuluar se prapa vrasjes së pronarit të javores "Nacional”, dhe të kryeministrit të Serbisë, Zoran Dindic, qëndron "karteli më i madh mafioz në Ballkan, nën kontrollin e familjes shqiptare Osmani”. "Dokumentet që mi kanë dhënë zyrtarët e lartë të shërbimeve sekrete kroate, tregojnë se vrasjet e Dindicit dhe Pukanicit janë dy raste të lidhura. Që të dy këto janë viktima të biznesit kriminal që peshon me miliarda euro”, thotë Margetic, i cili ka shkruar librin "Rasti Pukanic: Vrasja me nënshkrimin e shtetit”, që do të dal në shitje gjatë këtij muaji. Ai thotë se në bazë të një dokumenti të shërbimit sekret kroat (SOA), zyrtarët e Kroacisë kanë qenë të njoftuar për përgatitjet e vrasjes së Ivo Pukanicit. 
"Ministri i tashëm i Policisë, Tomislav Karamarko, me kohë e ka marrë dosjen zyrtare të shërbimeve sekrete, në të cilën thuhet se kush nga klani Osmani po e përgatit likuidimin e Pukanicit, por ai e askush tjetër nuk ka ndërmarrë asgjë”, thotë Margetic, transmeton "Vesti”.

"Që nga viti 2005, klani Osmani ka nisur të ndërtojë arkitekturën kriminale në Ballkan... Sipas të dhënave të shërbimeve të jashtme, vetëm përmes dy bankave, kjo organizatë ka shpërlarë 50 miliardë euro. Ivo Pukanic është vrarë sepse ka paraqitur pengesë serioze për kriminelët dhe politikanët e Kroacisë, të cilët ishin në listat e pagave të familjes Osmani”, thotë Margetic.

"Nuk është sekret dhe Pukanic e ka pranuar se ai deri te pasuria ka ardhur duke shantazhuar personalitet e njohura me informatat që nuk i ka publikuar. E di sigurt se para vdekjes është bërë gati të shpërngulet në Amerikë. Me siguri ka dashur që në shpejtësi të mbledh më shumë para, gjë që i ka nervozuar njerëzit në listën e pagave të familjes Osmani. Dikush e ka kuptuar se është shumë më lirë dhe më e sigurt që ta vrasin se sa ta paguajnë”.

Margetic thotë po ashtu se ish-kryeministri serb, Zoran Dindic, ishte "viktimë e planeve të mafisë shqiptare, e edhe të politikanëve për ta bërë Kosovën e pavarur”.

"Politikanët shqiptar, në krye me Hashim Thaçin dhe përfaqësuesit e familjes Osmani, kanë mbajtur një takim sekret në të cilin janë pajtuar për operacionin ‘Duresh’, që është strategjia e ardhshme që mafia shqiptare ta arrijë pavarësinë e Kosovës dhe ta marrë kontrollin e plotë në Ballkan”, vazhdon Margetic.

"BND-ja gjermane për këtë në vitin 2005 ka bërë një hetim të gjerë, ka ofruar dëshmi, por atëherë askujt në Evropë kjo nuk i ka interesuar. Po të ishte Zoran Dindic sot gjallë, shqiptarët nuk do ta fitonin pavarësinë, dhe familja Osmani nuk do ta realizonte qëllimin e vet”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus