Kryesore » 2012 » Mars » 19 » Të zezat e Ibrahimit
11:56 AM
Të zezat e Ibrahimit
Riza Salihu i kundërpërgjigjet Ibrahim Kelmendit, lidhur me vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Të gjitha akuzat në drejtim të tij, ai i quan gënjeshtra. Për këtë arsye, Salihu paralajmëron se të zezat e Kelmendit do t’i nxjerrë në lëndinë.Riza Salihu ka kundërshtuar ashpër akuzat publike që në drejtim të tij ka hedhur Ibrahim Kelmendi, sipas të cilit, është një nga vrasësit e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.Para rreth njëzetë vitesh (më 1992), kundër Ibrahim Kelmendit kam ngritur padi në Gjermani, për shpifje. Ajo padi nuk ka mundur të procedohet, për shkak se Ibrahim Kelmendi nuk kishte më vendqëndrim në Gjermani dhe nuk ndodhej në Gjermani. Prandaj tash, pasi u paraqit sërish, është çasti kur duhet t’i përgjigjem me një shprehje të moçme, shumë të njohur ndër ne: „Po ku je o burrë, se po të lypi për qiell, e ti qenke për toke”!”, nis kundër reagimin e tij, Riza Salihu, shkruan Express.Sipas Salihut, në tetor 1989, Ibrahim Kelmendi ka dhënë në policinë gjermane një deklaratë kundër tij, me akuza që ai i cilëson të sajuara dhe fund e krye të gënjeshtërta, e që nuk kishin kurrfarë baze."Ato ishin akuza të natyrës kryesisht të ngjashme si këto që po i publikon tash në mediumet kosovare, me disa dallime në shfaqjen e sajesave, të cilat vetëm sa e komprometojnë atë edhe më shumë”, shkruan Salihu në letrën e tij.Pasi shpjegon për përplasjet e tij me Ibrahim Kelmendin në Gjermani, gjatë dekadave të shkuara, Salihu pretendon se organizata e themeluar më 1978, Grupi „Zëri i Kosovës", Ibrahim Kelmendi ishte ai që e lakmonte, atakonte edhe e denonconte te padronët e tij në Beograd."Këtë e bënte duke raportuar për gjithfarë fajesh, ndërsa kur i nevojitej për të mashtruar njerëzit, në mjediset ku mendonte se do t’i shiteshin gënjeshtrat, thirrej në emër të "Zërit të Kosovës”, dhe gënjente njerëzit se gjoja ai po i merr urdhrat nga ky grupim për të vepruar, e deri te niveli i lakmisë për ta likuiduar duke emëruar një „organ” të agjenturës së tij pikërisht me këtë emër”.

Sipas tij, në fakt ajo ishte organizata që u themelua pas dështimit që të themelohej Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës në vitet 1974/75, kur u burgosën veprimtarët veteranë që sot janë mosha më e vjetër ndër të gjallët, (gjenerata e Adem Demaçit).

Si përgjigje të dytë ndaj Kelmendit, Salihu thotë se trumbetimet e mercenarit të SDB–së, Ibrahim Kelmendit, se, siç ka shënuar, „eprorët e UDB–së e kanë urdhëruar ta formojë atë grup për të identifikuar të interesuarit për veprimtari patriotike e çlirimtare në Gjermani dhe në Kosovë”, tingëllon qesharake.

"Por e keqja është që nuk mund as të qeshesh për shkak të veprave të shëmtuara të Ibrahim Kelmendit, sepse ai shumë njerëz ka çuar nëpër burgje. Kur u themelua "Zëri i Kosovës”, nuk ka pasur ndonjë organizatë tjetër që të ketë pasur interes UDB–ja ta zbulonte. Përkundrazi. Ishte Ibrahim Kelmendi me ndonjë bashibozuk tjetër që vinin për të nuhatur dhe zbuluar radhët e kësaj lëvizjeje”, thotë Salihu ndër të tjera në letrën e tij të gjatë.

Ai thotë se akuzat ndaj tij, jo vetëm që janë aq absurde, sa e demantojnë vetveten, por me to Ibrahim Kelmendi edhe po e demaskon vetveten.

"Ai vetë po e nxjerr qartë në shesh faqen e zezë të tij. Ai vetë po tregon se çka ka punuar dhe për se e ka rekrutuar UDB–ja. Sepse as logjika nuk e kap, që më parë të krijohet një grup zbulues, për të zbuluar diçka që (akoma) nuk ekziston, që nuk dihet nëse do të ekzistojë, e edhe nëse do të ekzistojë, nuk dihet se si do të jetë", shkruan Salihu.

Si pikë të tretë, duke kundërshtuar Kelmendin, Salihu përmend se ai meriton edhe një falënderim të sinqertë, sepse e ka krijuar një shkas që tash duhet patjetër të demaskohen edhe historitë e falsifikuara, jo vetëm përkitazi me rastin Gërvalla, por sipas tij, edhe falsifikime të tjera.

Më tej në letrën e tij, Riza Salihu jep edhe shumë të dhëna të tjera, të cilat i quan fakte, e që kanë të bëjnë me organizime të ndryshme.

Në përfundim të letrës së tij, Riza Salihu përveçqë thotë se do të përballet edhe një herë me ato që i quan gënjeshtrat dhe shpifjet e Ibrahim Kelmendit, kësaj radhe thotë se do të veprojë edhe për diçka tjetër.

"Kam për t’ia nxjerrë të gjitha të palarat në lëndinë", shkruan në letrën e tij Riza Salihu.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus