Mbi 50 mijë euro janë shpenzuar për blerjen e autoveturave nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale këtë fillim viti. Tenderi u nda në dy llote, ku njëra kontratë ishte 35.970 euro, kurse tjetra 16.950 euro. Për një veturë shkuan 17 mijë euro. Nga Ministria nuk japin shpjegime.Institucioni që e ka për obligim t’ua sigurojë qytetarëve mirëqenien, nuk është edhe aq kursimtar kur janë në pyetje veturat e reja dhe komode. Karvanit të ministrive që po shpenzojnë me të madhe për vetura iu bashkua edhe Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale.Kjo ministri, që sipas tabelave buxhetore kishte paraparë që për vetura sivjet t’i shpenzojë 70 mijë euro, këtë fillim viti bleu vetura në vlerë mbi 50 mijë euro. Tenderi u nda në dy llote, ku njëra kontratë peshoi 35.900 euro, kurse tjetra 16.950 euro. Sipas dosjes se tenderit, kontrata për llotin e parë iu dha operatorit ekonomik "Auto shtëpia Siqani”, ndërsa për llotin e dytë, fitues i kontratës doli kompania "Autokaqandolli”.Sipas Express në dosjen e tenderit, jepen shpjegime vetëm sa i përket numrit të veturave. Kështu për llotin e dytë, u ble vetëm një veturë, e cila Ministrisë i kushtoi afër 17 mijë euro. Ndërkaq, për të parin u blenë tri vetura që së bashku kushtuan afër 36 mijë euro.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus